Gjykata konfirmon lirimin me dorëzani të Nemanja Vllaskoviq, i dyshuari për sulm ndaj gazetarëve

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në veri gjatë tensioneve Nemanja Vllaskoviq është liruar sot është liruar me dorëzani.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lumnije Surdulli.

Po, është e vërtetë. Ai është liruar dje me dorëzani”, ka thënë ajo.

Për arrestimin e tij kishte shkruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë për Vllaskoviq se do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, kishte shkruar Sveçla.

Gjatë protestave të dhunshme në Veri janë sulmuar një numër i madh i punonjësve të mediave.