Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.R për shkak se:
Me datë 13.09.2020 rreth orës 23:20 minuta, në fshatin V, Komuna P, pikërisht në afërsi të pompës së derivateve të naftës “P.C”, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejt i jep përfitim pasuror personit zyrtar në mënyrë që ai person të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që ditën kritike përderisa i pandehuri po qarkullonte me veturën e tij ndalohet nga ana e policisë, me ç’rast pasi i merret dokumentacioni dhe konstatohet përmes alkool testit se i pandehuri ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, me këtë rast është njoftuar se kishte kryer kundërvajtje, e ku këtu i pandehuri nxjerr nga xhepi kartëmonedhën me vlerë prej pesëdhjetë (50) euro duke ua ofruar zyrtareve policor, me kërkesë për ta lëshuar dhe mos u marr me të, mirëpo i njëjti është arrestuar nga ana e policisë ndërsa kartëmonedha është sekuestruar,
Ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoj denim me gjobë në shumë prej treqind (300) € dhe denim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj. Me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burg i është shndërruar në dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) €.
Andaj, gjykata i shqiptoj denim unik me gjobë në shumën prej tetëqind (800) €, të cilin dënim do t’a paguaj brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Nëse i akuzuari dënimin me gjobë nuk e paguan në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një (1) ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.
Të akuzuarit i konfiskohet monedha në shumë prej pesëdhjetë (50) € dhe e njëjta pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi urdhërohet që t’i alokohet mjeteve të buxhetit të Republikës së Kosovës.
I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëzet (20) € dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.