Gjykata e liron Besim Malokun për vrasjen e kushërinjve, e dënon veç për armëmbajtje pa leje

Besim Maloku, i cili akuzohet se ka privuar nga jeta vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku sot është liruar. Ndërkaq, me 20 muaj tjerë burgim është dënuar për armëmbajtje pa leje. E Blerim Maloku, vëllai i tij, është dënuar me 9 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje.

Besim Maloku që fillimisht u dënua edhe për vrasje, pasi gjendet ne paraburgim që nga viti 2018, gjykata ka vendosur ta lirojë atë nga paraburgimi duke e lënë të lirë. 

Të dy akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. 

Në shtator të këtij viti, kur trupi gjykues pritej që të shpallte vendimin për vrasjen e dyfishtë në Malishevë të dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, ishte vendosur që të rihapet shqyrtimi gjyqësor me arsyetimin se nevojiten që të sqarohen disa prova dhe ekspertizës të balistikës, raporton KTV.

Sipas aktakuzës, Besim Maloku akuzohej për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje.

Më 9 mars të 2018-ës në fshatin Plloqicë të Malishevës Besim Maloku së bashku me vëllanë e tij Blerimin kanë hyrë në shtëpinë e kushërinjve të tyre për të vjedhur. Sipas aktakuzës viktimat pasi i kanë parë të akuzuarit, kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të kushërinjve të tij duke i lënë kështu të vdekur të dy vëllezërit Shani dhe Bahri Malokun.

Ky vendim i gjykatës ka frustruar familjen të cilët thanë se do ta sqarojnë këtë vrasje tashmë në mënyrë tjetër.

Babai i viktimave po vazhdon të qëndrojë në sallë duke refuzuar të dalë nga salla.