Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj Gjergj Gjokajt, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj,
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Lekë Muqaj, i cili tha se Gjergjaj mbetet në paraburgim deri më 24 shtator.
“Mund të iu konfirmojmë se lidhur me të dyshuarin Gj.Gj, Gjykata Themelore në Gjakovë ka vazhduar masën e paraburgimit deri më 24.09.2023”, tha Muqaj.
Tutje, Muqaj tha i dyshuari tjetër për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë, Zef Ademaj, i cili ishte vetëdorëzuar në Polici më 14 korrik 2023, e ka të caktuar masën e paraburgimit deri më 13 gusht 2023.
“Ndërsa, i dyshuari tjetër i përfshirë në këtë rast, Z.A ka masë të paraburgimit deri më 13 gusht të këtij viti”, shtoi Muqaj.