Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është emëruar për ambasador të Serbisë në SHBA, ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve B92, bazuar në burimet e saja.
Sipas këtyre burimeve, në po të njëjtin takim në të cilin është marrë vendimi, Gjuriqi është liruar nga detyrat e drejtorit të Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.Emërimi i Gjuriqit si ambassador në SHBA ishte përfolur edhe më herët në mediat serbe.