Rrjeti i keq elektrik në fshatin Gjurgjevik të Madh të komunës së Klinës, po paraqet problem për banorët e këtij fshati, të cilët po ankohen se rrjeti i tanishëm nuk është riparuar që nga viti 1974.
“Rrjeti elektrik është në gjendje të mjerueshme. Nga viti 1974, kur është bërë shtrirja e rrjetit, më asgjë nuk është riparuar.”
Banorët po ankohen se edhe shtyllat janë dëmtuar dhe si pasojë e kësaj shpesh ka ndodhur që të digjen edhe mjete elektrike shtëpiake.
“me dy tela jemi 4 lagje që furnizohemi më rrymë, që është shumë e dobët. Shpesh ka ndodhë që të digjen edhe pajisje elektrike. Jemi ankuar në KEDS. Na kanë premtuar, por nuk kanë ndërmarrë asgjë”, tha për klinainfo një nga banorët e këtij fshati.
Sipas tyre duhet të bëhet një intervenim emergjent në përmirësimin e rrjetit elektrik, pasi edhe banorët janë të rrezikuar nga dëmtimi i telave, nga të cilët më të rrezikuar janë fëmijët dhe bujqit, sidomos në sezonin veror./Klina info/