Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar disa video-incizime, nё tё cilat shihen dy qytetarë tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.
Sipas njoftimit, njësitet relevante tё stacionit nё Istog menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.
Nё vendin e ngjarjes janё arrestuar tё dyshuarit L.M. (i lindur më 1999) dhe D.O. (i lindur më 1994).
Policia thotë se gjatë bastisjes janë gjetur e sekuestruar kallashnikov, pistoletë e karikatorë.
“Ndёrsa gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё e gjatё AK-47, dy (2) karikatorë tё AK-47, njё (1) armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё”- thuhet në njoftim.
Pёr rastin, PK thekson se ёshtё njoftuar prokurori i shtetit dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit i dyshuari i parë është dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari i dytë ёshtё liruar.
Rasti është iniciuar si – armёmbajtje pa leje, dhe – përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme.