Një person është plagosur rreth orës 21:00 me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë,
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës, Agron Borovci, i cili njoftoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.
“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci