Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. Rasti ka ndodhur mbrëm rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë.
“I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati. Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar.