Një person është plagosur nga arma e zjarrit sonte në Skënderaj.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për “Jepi zë” se ka ndodhur gjuajtja me armë.
Sipas Avni Zahitit, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe është arrestuar një person.
Konfirmohet se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u plagos një person.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.