Klina.info ka raportuar për gjuajte me armë që ndodhi pak metra larg shkollës teknike “Fehmi Agani”, në Klinë.
Klina.info ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës i cili ka dhënë detaje shtesë.
“Një person ka shtënë me armë, i cili ka tentuar të qëllojë një person tjetër. Ne kemi identifikuar të dyshuarin dhe e kemi arrestuar”, ka thënë Fadil Gashi për Klina.info.
Derisa rasti vazhdon të hetohet, Klina.info ju sjell pamje ku edhe ka ndodhur rasti.
Ende nuk dihen motivet e kësaj tentative dhe gjuajtjes me armë.
Klina.info do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./Klina.info/