Gjuajti me kallash, arrestohet 46-vjeçari nga Peja

Policia në është njoftuar se të dielën në fshatin Katundi i Ri, në një shtëpi ka të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishekë të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar.

Pas një pune intensive të hetuesve, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin: H.H., i lindur me 1978.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë