I dyshuari për incidentin e 14 shtatorit në fshatin Shtaricë të Klinës, ku pati të shtëna me armë zjarri, ka përfunduar në pranga. Personi që shkrepi armën në drejtim të një qeni, duke shkaktuar rrezik, është kapur nga Policia.
i dyshuari është një 35-vjeçar, i cili është identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Bazuar në informacionet që posedon Sinjali, i dyshuari Rr.Gashi, për motive akoma të panjohura, në afërsi të një lokali, kishte shtënë me armë në drejtim të qenit të viktimës, i cili edhe e denoncoi rastin.
Si rezultat i raportimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari u prangos.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.