Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, në Pejë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs tё cilёs i ka shkaktuar dёme materiale.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar:
D.F, i lindur me 1992 mashkull/Kosovar. I dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Po ashtu nga njësitet policore pas njё hetimi tё shkurtër kanё arritur ta gjejё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast: njё Armë (pistoletё) VZOR 50 cal: 7.75, njё karikator i sё njëjtës armë dhe tetё gëzhoja.
Tё njëjtat janё sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.