Policia ka njoftuar se një shtetase e huaj është gjobitur pasi ka tentuar që nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës të udhëtojë për në Londër me pasaportë të huaj në emër të një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës, teksa thuhet se e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj.
“Pas përfundimit të rastit e dyshuara ka kërkuar azil”, ka njoftuar Policia.