Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi ka njoftuar se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Goran Rakiçi për thyerjen e heshtjes zgjedhore, është pranuar nga PZAP.
Graniqi ka njoftuar në Facebook se, për shkak të Rakiq, Lista Serbe është dënuar me 20 mijë euro.
“Sapo pranuam vendimin e PZAP-së. Në bazë të vendimit të PZAP-së: A.nr.1/2020, ankesa jonë-Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër Goran Rakiçi për thyerjen e heshtjes zgjedhore PRANOHET si e bazuar. Subjekti politik Lista Serbe dënohet në shumë prej: 20.000€.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ditën e zgjedhjeve, kishte njoftuar se ka dorëzuar ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndaj zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq dhe kandidatit për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Milan Radejoviq.
Ankesa ishte bërë me arsyetimin se, Rakiq ka thyer ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë.