Doli në terren për të parë si po e menaxhojnë komunat krizën e pandemisë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, të martën në mëngjes i shkoi të parit në vizitë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nikoqiri e njoftoi me punët që po bëhen në këtë komunë, njofton Klan Kosova. Haziri foli edhe për vështirësitë në implementimin e këtyre masave.
Prej këtu Kurti vazhdoi në vizitë për tek ish bashkëpartiaku, Qëndron Kastrati. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, falënderoi Qeverinë për bashkëpunimin dhe njoftoi kreun e saj se se 166 persona janë duke qëndruar në vetizolim të kontrolluar nga komuna.