Gjobat e marra në trafik mund ti paguani tani edhe në polici
INDEKSONLINEE Hënë, 20 Janar 2020 13:08
Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat e komunikacionit e që për këtë mund të gjobitet nga Policia e Kosovës do të mund t’i paguajnë gjobat në vendin ku edhe gjobiten.
Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që Drejtori i PK-së, Rashit Qalaj pati sot me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.
Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare, transmeton