Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve
Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve
Indeksonline ka siguruar disa prej kundërvajtjeve që pothuajse janë shumëfishuar me shumën dhe masat mbrojtëse.
Iniciuesit e këtij ligji thanë se ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë realizuar me qëllim që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.
Mosvendosja e rripit të sigurisë, 150 euro
-Nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, 1000 euro
-Largimi nga vetaksidenti, 500 euro 12 muaj marrja e patentëshoferit, 5 pikë
-Mosrespektimi i semaforit (drita e kuqe) 150 euro 3 muaj 3 pikë
-Gara shpejtësie 400 euro
-Mbajtja në prehër të një personi gjatë ngasjes, 400 euro, 6 muaj 5 pikë
-Tejkalimi i shpejtësisë 50 deri 100 km, 300 €, 6 muaj, 5 pikë
-Tejkalimi i shpejtësisë mbi 100 km 10 muaj, 500 €, 4 pikë
-Montimi i dritave rotative dhe zërat, direkt për gjykatë
-Nëse i lë gjësendet kur e ke ndalur mjetin ose i bien sendet nga mjeti 1000 €
-Nisje, frenim i dhunshëm 150 €
-Përdorimi i celularit (hera e parë) 100 euro
-Përdorimi i celularit (hera e dytë) 200 euro
-Përdorimi i celularit (më shumë se dytë herë) 500 euro 6 muaj 3 pikë.