Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë ne Gjakovë

Gjatë ditës se djeshme vëllezërit Blerimi dhe Haxhi Islamaj u qëlluan me armë zjarri dhe si pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që motivi i krejt këtij konflikti dyshohet të jetë në lidhje më pronën.

Ndërsa, deri më tani në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj.

Ky i fundit është arrestuar në fshatin Zllakuqan të Klinës, disa orë pas kryerjes së vrasjes.

Gjokaj është gjetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për në spitalin e Pejës, pasi dyshohet se është plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.

Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.

Lajmin për arrestim e tij e ka konfirmuar për IndeksOnline Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Elezaj ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.