Më 11 nëntor, kampioni në Muay Thai, Luan Rudaj, synon ta mbroj titullin e kampionit të Botës si dhe të luftoj për dy titujt e tjerë botëror A.F.S.O dhe W.T.K.A në Super Pro World Champion përballë iranianit Reisi në duelin që do të zhvillohet në Malishevë.
Ndeshja mes këtyre dy sportistëve do të zhvillohet në qytetin e Malishevës, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj”.
Vet Rudaj ka njoftuar se përgatitjet për këtë duel dhe programin e asaj nate janë në kulmin e tyre.
“Komuna Malisheves po tregon nje performance organizative te jashtëzakonshme për te siguruar që te gjitha kërkesat te plotsohen dhe zbatohen, me qëllim që t’u ofroje shikuesve një nate të paharrueshme”, thuhet në postimin e tij
Kujtojmë që Kosova për herë të parë do të organizojë një spektakël të tillë e që e njëjta do të jetë e mbuluar edhe nga organizata botërore të arteve marciale WBC Muay Thai.