Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, sot ka shënduar 55 vjetorin e themelimit.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemjal Sejdija, komandantin e Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, veteranë të arsimit, mësimdhënës dhe nxënës kanë marrë pjesë në kremtimin e 55 vjetorit të shkollës së mesme të lartë “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
“Kjo shkollë dhe historia e saj, e cila përmban 55 vite aktivitet të të gjitha gjeneratave, gjithmonë ka qenë bartëse e proceseve më të rëndësishme të Komunë së Klinës, e gjithë vendit dhe kombit. Ne jemi krenar me të arriturat e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle dhe sukseset e përpjekjet e juaja gjatë këtyre viteve na obligojnë si institucione që të jemi gjithmonë pranë jush dhe të investojmë edhe në të ardhmen për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
Urime dita e shkollës dhe suksese në vazhdimësi”, shkruan Elezaj në FB.