Gjilani ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Evropë.
Gjilanasit mposhtën Dukagjinin, me rezultat 2-0, të mërkurën në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mevlan Zeka (28’, 90+8’), shënoi dygolësh në fitoren e Gjilanit, e cila tani ‘blindon’ pozitën e tretë me 50 pikë të tubuara, kurse, klinasit kanë 41 pikë në pozitën e pestë.
Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Ferizaj që para tifozëve të tyre mundi Drenicën, me rezultat 2-0, duke siguruar tri pikë të arta në garën për mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Albion Krasniqi (51’), realizoi golin e avantazhit për Ferizajn, derisa Betim Haxhimusa (73’), i dha goditjen e fundit drenicasve për rezultatin 2-0.
Pas kësaj fitore, Ferizaj ka 34 pikë aq sa ka edhe Trepça ’89 në vendin e tetë.
Ndërkaq, ndeshja mes Malishevës dhe Trepçës ’89, rezultati është 1-0,