Pasi u surprizua nga hyrja e Xhenetës brenda “BBVA4”, Gjesti ka filluar ta ironizojë atë me banorët e shtëpisë kryesisht me Laertin dhe Rozanën.
Teksa së bashku me Rozanën vraponin nëpër shtëpi duke thënë “ ec, ec, ec se ka armë” papritmas Gjesti dëgjohet teksa thotë: Është e pashpjegueshme kjo fantazma nëpër shtëpi.
Nga ana tjetër ishte Laerti ai që i përgjigjet Gjestit: Nuk ka fantazma është thjesht hënë e plotë.
Por ironitë nuk kanë munguar as nga Xheneta as nga banorët e tjerë.
Në një moment teksa ajo qëndronte pranë tyre, Jozi e thumbon kur papritmas thotë: Si nuk erdhi e më puthi njeri.
Në lidhje me këtë Xheneta i kundërpërgjigjet: Nuk ka puthje për mashtruesat.