Një burrë në moshë pësoi një sulm teksa ecte, dhe ra përtokë afër urës së Ibrit.
Por, për fatin e tij të mirë, aty afër ishin Doktori Gazmend Arifi dhe Fizioterapeuti Orhan Shabani, të cilët ia shpëtuan jetën.
Këta të dy, për disa minuta, u kujdesen për t’ia dhënë ndihmën e parë derisa erdhi emergjenca.
Pacienti shpëtoi falë tyre, dhe tani ekipet emergjente po merren me të.