Qeveria gjermane po planifikon krijimin e qendrave për vaksinimin ndaj COVID-19, sipas një gazetë gjermane.
E përditshmja gjermane Bild tha se Ministria federale e Shëndetësisë u ka kërkuar 16 qeverive të shtetit, të japin adresat e qendrave të mundshme të vaksinimit deri më 10 nëntor.
Sipas raportit, një total prej 60 qendrash do të krijohen në të gjithë vendin. Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme për të garantuar efektivitetin e vaksinës, sipas raporteve. Vaksina do të duhet të mbahet e freskët në minus 78C, por shumë praktika mjekësore nuk kanë pajisjet e nevojshme efikase të ftohjes.
Në një konferencë me video që përfshinte ministrat e shëndetësisë në fillim të javës, Ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se kompania me bazë në Mainz, BionTech është afër aprovimit të një vaksine.
BioNTech do të bashkohet me Pfizer të SHBA për të zhvilluar një vaksinë anti Covid duke përdorur teknologji të re të bazuar në mRNA, një lloj materiali gjenetik që nuk është përdorur më parë për zhvillimin e një vaksinë.
Ata aktualisht po testojnë një vaksinë në fazën e tretë, e cila po testohet në rreth 30,000 vullnetarë. Sipas një dokumenti qeveritar vaksinat “do të autorizohen dhe do të vihen në dispozicion vitin e ardhshëm”.
Autoritetet thonë se ky mund të jetë një “hap vendimtar drejt kontrollit të pandemisë dhe një kthim në normalitet”.
Gjermania ka deklaruar se “fonde të konsiderueshme” janë vënë në dispozicion për kërkime, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e vaksinave