Gjermania do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma, njoftoi qeveria gjermane.
Ministria gjermane e bujqësisë njoftoi se ata kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për të lejuar hyrjen për 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.
“Punëtorët duhet të mbërrijnë me aeroplan dhe jo me autobusë për të mbrojtur veten nga kërcënimi i koronavirusit”, tha ministria e Bujqësisë në një deklaratë.
Sipas kushteve të vendosura, punëtorët sezonalë, duhet të bëjnë një ekzaminim mjekësor dhe të mbajnë distancën nga njëri-tjetri gjatë punës, transmeton REL.
Shumë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, po zbatojnë kontrolle kufitare për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Fermerët gjermanë dhe përpunuesit e frutave kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të parandalojnë hyrjen e mijëra punëtorë sezonalë nga Evropa, por edhe në rritjen e çmimeve.
Shumica e punëtorëve sezonalë janë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.
Në fillim të javës, Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit