Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.
Gjermani: Në mars pritet ligji i ri migracionit
Gjermani: Në mars pritet ligji i ri migracionit
BOTA
January 21, 2023 – 11:46
SHPËRNDAJE:
Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.
“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”
Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.
Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin./DW