Kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka mbetur edhe më pak se dy vite për të qëndruar në postin e të parës së ekzekutivit në Gjermani.
Në sondazhin e “YouGov”, rezultatet tregojnë se atje nuk e duan largimin e Angela Merkel.
Sipas rezultateve vetëm 11 përqind e qytetarëve janë pro ardhjes së pasueses së saj, Annegret Kramp-Karrenbauerad në postin ku akualisht Angela e mban.
Për sa i përket performancës së partive CDU dhe CSU, në zgjedhjet europiane, ato humbasin 1 përqind në raport me muajin e mëparshëm dhe tani janë në nivelin e 29 përqind.
Nga ana tjetër SPD-ja mbetet në nivelin 18 përqind, të Gjelbrit në 17 përqind, “Linke” dhe FDP-ja në 9 përqind.
Partia e ekstremit të djathtë, AfD rritet me një pikë duke kapur 13 përqind./albinfo.ch