Gjergj Dedaj është dëshmitari i 33-të i Prokurorisë së Specializuar të Hagës në rastin e krerëve të UÇK-së.
Ai lajmin e kishte dhënë ditë më parë, kurse sot është shfaqur në seancë.
Ai do të merret në pyetje për një rast të ndalimit në Likoc, ku ai bashkë me disa anëtarë të tjerë të LDK-së ishin ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së.
Për këtë situatë ishte diskutuar tejet shumë pas luftës.