Gjenerali amerikan, Wesley Clark, sot pritet ta vizitojë Kosovën.
Prijësi i aksionit bombardues mbi Serbinë, 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, do ta vizitojë edhe FSK-në.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.
Ndërsa, pas takimit me ministrin Mehaj, ata do të flasin para mediave.
Njoftimi i plotë:
Ftohen mediat të përcjellin:
Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të Mbrojtjes
Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.