Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se heroi ynë, Gjeneral Clark po thërret autoritetet vendimmarrëse të NATO-s se “Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejtë”.
Po ashtu Mehaj thotë se Clark po apelon te vendet mosnjohëse të shtetit tonë se duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.
“Ju faleminderit shumë heroi ynë, Gjeneral Clark!
Mirënjohje e përjetshme e popullit dhe vendit tuaj, Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Mehaj