Gjenerali i njohur i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Driton Zenelin, i njohur si komandant Fatoni.
Brahimaj në Facebook ka shkruar se ai ishte ushtarak profesioniat, që përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e lirisë.
“Ra në krye të detyrës në Jabllanicë. Bashkë me të, kujtojmë edhe Xhevdet Hotin, që ra heroikisht në pozicionet e luftës”, ka shkruar ndër të tjera ai.