Gjeneral Brahimaj për heroinën Maksutaj: Trimëria dhe dashuria e saj për atdheun do të mbeten përjetësisht në zemrat tona

Gjenerali Lahi Brahimaj, ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies në kryerje të detyrës në oborrin e spitalit të Pejës, heroinën e UÇK-së, Mervete Makstuajn.

Brahimaj ka kujtuar fillimin e luftës kur luftëtarja e lirisë, Mervete Maksutaj iu kishte bashkuar radhëve të UÇK-së në Shqiponjë ku në pranverën e hershme të vitit 1998, kishte qëndruar për një kohë me Anitën e vogël dhe nënën Azë, para se të shkruante me gjakun e saj, faqen e lavdishme të UÇK-së.

“Secila epokë ka personazhe që bëhen pishtarë të lirisë, që ndriçojnë rrugën për brezat. Veprat e tyre tejkalojnë kohën dhe bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar ndër tjera në kujtim për heroinën Maksutaj, gjeneral Lahi Brahimaj.

Secila epokë ka personazhe që bëhen pishtarë të lirisë, që ndriçojnë rrugën për brezat. Veprat e tyre tejkalojnë kohën dhe bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare.

Sot, përkujtojmë heroinën, Mervete Maksutaj, vajzë fisnike nga Oroberda e Istogut. Në pranverën e hershme në Shqiponjë, ajo ndau ditët e saj me familjen tonë, duke krijuar kujtime të paharrueshme me Anitën e vogël dhe nënën Azë, para se të shkruante me gjakun e saj, faqen e lavdishme në Spitalin e Pejës.

Trimëria dhe dashuria e saj për Atdheun do të mbeten përjetësisht në zemrat tona, si dëshmi e pathyeshme e frymës së lirisë që jeton në çdo brez të kombit tonë.