Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen në vendkalimet kufitare.
Në vendkalimet kufitare, gjatë mëngjesit të sotëm raportohet të jetë gjendja e qetë, ku dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta.
Edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë nuk raportohet për kolona, të paktën deri tani.
Ditëve paraprake në këto vendkalime kufitare janë krijuar kolona të gjata, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në pesë orë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në vendkalimet kufitare