Spitali i Pejës ka informuar për gjendjen me Covid-19 në 24 orët e fundit. 121 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 81 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
9 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje dhe sa i përket gjinisë 6 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.