Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 12 pacientë në gjendje të rëndë

COVID-19

Të infektuar

65.350

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar 58 pacientë me COVID-19 janë aktualisht duke u trajtuar,

Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, 5 pacientë janë në respiratorë, 37 me oksigjenoterapi dhe 12 në gjendje më të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë së enjtes kishte regjistruar 285 raste pozitive me koronavirus.

58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje ka qenë me prerje cezariane. Ka lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore.
249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3628 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.