Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor janë 8 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 post-Covid.
Sipas SHSKUK’së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /