Arben Beselica nga Prishtina, i cili ishte raportuar i humbur, tashmë është gjetur.
Familjarët kanë shprehur falënderim për mediat, Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët që ndihmuan në gjetjen e tij.
Gjetjen e tij e ka konfirmuar familja për Gazetën Sinjali.
“Ësjtë gjet në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur ka ana e Anamoravës. Policia e ka sjellë – s’kemi informata më shumë”, tha vëllai i tij, Iliri për Gazetën Sinjali.
Beselica ishte zhdukur që nga e hëna.