Gjendet personi i zhdukur në Pejë

Gёzim Shaban Trakaniqi, i shpallur në kërkim pas largimit nga shtëpia më 22 maj 2024, është gjetur sot në Gjakovё

Trakaniqi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij më 23 maj të këtij viti.
Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur.

Policia, pas identifikimit të personit të zhdukur, e ka shoqëruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellë nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP – Pejё pёr intervistim.

Pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit, personi u është dorëzuar familjarëve, njofton Policia e Kosovës.