Një person është gjetur pa shenje jetë para një ore në rrugën “Sali Gjuka”, në Pejë.
Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i mjekëve e ka konstatuar vdekjen.
Ndërkohë me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet lidhur me rastin.