Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Gjakovë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku theksoi se viktima është gjetur në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira.
Ai bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar personali mjeksor .
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.