Në mëngjesin e sotëm është gjetur një vajzë pa shenja jete në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.
Policia e Kosovës për GazetënBlic e ka konfirmuar vdekjen e vajzës duke dhënë edhe detaje të tjera.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria Prishtinës. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thotë policia për GazetënBlic.