GJENDET NJË PERSON I VDEKUR NË PRISHTINË, POLICIA JEP DETAJE

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia gjatë ditës së sotme ka marrë një informatë për një person pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas saj njësitet policore menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Sot rreth orës 13:30 ne stacionin policor Qendra ne Prishtine është hapur një rast Vdekje e dyshimte. Viktime në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Derisa, me rastin, Ahmeti ka thënë se po merren njësitet kompetente policore.