Policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në Qendrën Korrektuese në Istog. Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore u janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli që ështe bërë në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë gram.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedure hetimore,
“Qendra Korrektruese, Istog / 17.03.2024 – 14:50. Njësitet policore, iu jane përgjigjur rastit ku eshte raportuar se gjatë një kontrolli që eshte bërë ne hapësiren e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë te dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.