Në Burgun e Dubravës në Istog, para dy ditësh, më 10 mars rreth orës 13:30, Policia e Kosovës gjeti marihuanë,
Sinjali merr vesh nga burimet në Polici se në WC-të e përbashkëta brenda pavijonit 4 në Qendrën Korrektuese, oficerët korrektues kishin gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë narkotike, e llojit marihuanë.
Burimet e Sinjalit tregojnë se këto qese, peshonin rreth 8 gramë.
Rasti është iniciuar dhe rasti po vazhdon të hetohet