Të mërkurën një shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Klinë 25.05.2022 – 10:00. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.