Një person është gjetur i vdekur në Istog sot në shtëpinë e tij.
Këtë e bëri të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Ai ka shtuar se viktima jetonte vetëm, dhe se në vendin e ngjarjes kishte dalë Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Si dhe e ka autorizuar Policinë e Kosovës për hetimin e vdekjes