Një person është i gjetur i vdekur në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.