Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së premtes ka gjetur një 34-vjeçar të varur në lis në fshatin Drenoc të Rahovecit.
Sipas Policisë, ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i Policisë:
Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.